Konsultimi i parë mbart një rëndësi dhe ndikim të madh. Pse? E ndihmon të dyja palët që të kuptojnë më mirë njëra-tjetrën dhe se çfarë duhet të presin. Plus, është faktori i prezantimit. Pikërisht si ju kur takuat gjysmën tuaj më të mirë. Katë bëtë të pamundurën për të lënë një përshtypje të shkëlqyer që të dilnit sërish bashkë.

Është e njëjta gjë edhe me konsultimin e parë. Ti përpiqesh vendos një marrëdhënie krijoni besim te pacienti juaj dhe sigurohuni që ata të mos largohen nga dhoma e konsultimit me dyshime që u kanë mbetur pa u shprehur, të cilat mund t'i bëjnë të dyshojnë te procesi. Arbrea ju ndihmon ta bëni prezantimin të ndihet i veçantë, duke e transformuar atë në një përvojë ndërvepruese dhe edukative.

Vendosja e Tonit të Udhëtimit të Pacientit

Po, konsultimi i parë vërtet e jep tonin për atë që pacienti duhet të presë nga kirurgu i tij plastik ose mjeku estetik. Në këtë moment hidhen themelet e marrëdhënies mes të dy palëve. Duke qenë se kjo është thelbësore, përfshirja e platformës së Arbrea-s tashmë në procesin tuaj të konsultimit është thjesht e domosdoshme.

Kjo do t'i ndihmojë pacientët të ndihen të vlerësuar dhe të dëgjuar kur shohin se Model dixhital 3D të vetes me ndryshimet e dëshiruara të simuluara në të. Pacientët tuaj do të kuptojnë më mirë se çfarë është e mundur dhe çfarë jo. Kështu që pritshmëritë e tyre do të jenë afër realitetit. E gjitha falë simulimeve të sakta të siguruara nga zgjidhjet tona softuerike.

Të Jeni Më Të Qartë me Pacientin Tuaj

Kirurgët plastikë dhe mjekët estetikë priren të harrojnë se pacientët mund të mbingarkohen lehtësisht nga sasia e madhe e informacionit që marrin. Shto kësaj termat mjekësorë dhe detajet e ndërhyrjes kirurgjikale ose trajtimit, dhe ata do të ndihen të humbur. Është detyra juaj si profesionist i mjekësisë estetike t'i shpjegoni gjërat qartë. Këtu platforma e Arbrea vepron si një përkthyes vizual. Ajo ju ndihmon të shpjegoni procedurat e ndërlikuara përmes imazheve të qarta të asaj që pacientët duhet të presin.

Në vend që të ëndërronin me sy hapur se si do t'u dukeshin lloje të ndryshme implantesh, ata mund ta shoh mbi veten e tyre. Fuqia e simulimeve 3D e bën më të lehtë për ta që të kuptojnë dhe të jenë më të sigurt kur marrin një vendim.

”Prshtypjet e para kanë rëndësi. Arbrea ju ndihmon ta bëni tuajën të paharrueshme.

Ju ndihmon të mbyllni marrëveshjen

Të pasurit e një zgjidhjeje inovative në pëllëmbë të dorës sigurisht që ndihmon në bindjen e pacientëve. Kjo lehtëson stresin dhe ankthin e lor më shumë sesa fjalët tuaja. Sepse të shohësh do të thotë të besosh. Prandaj, kur ata shohin pamjen e tyre të mundshme në Modelin e tyre Dixhital 3D, do të jenë më të bindur për të ecur përpara me trajtimin ose procedurën.

Përveç faktit që ata mund ta shohin atë tek vetja, kjo krijon një lidhje emocionale me rezultatin. Pikërisht në atë moment ata vendosin se është drita jeshile. Është koha për versionin e tyre të ri.

Largimi juaj nga një lloj i vjetër i mentalitetit

Një rast i një pacienti u diskutua dje në Live-i i Dr. Villafranca-s në Instagram. Ai kishte një paciente që kishte folur me Dr. Villafranca disa herë përmes rrjeteve sociale. Problemi ishte se pacientja kishte vendosur të vazhdonte me operacionin tek një mjek më me shumë përvojë, i cili kishte më shumë foto para dhe pas. Në fund, ajo bëri një konsultë me Dr. Villafranca, dhe përdorimi prej tij i masave të jashtme (sizers) dhe zgjidhjes së simulimit 3D të Arbrea, e bënë atë të ndryshojë mendje dhe të kryente operacionin me të.

Çfarë ndodhi? E po, pacientja ishte e pasigurt dhe mendonte se implanti që po i sugjeronte mjeku tjetër ishte shumë i madh për të. Dr. Villafranca provoi madhësinë e rekomanduar nga mjeku tjetër përmes matësve të jashtëm dhe simulimit të Arbrea-s. Ajo tha se nuk do të ndihej rehat me të sepse ishte shumë i madh. Pasi provuan disa madhësi të tjera implantesh, ata vendosën për një implant shumë më të vogël. Pjesa më e mirë është se kjo paciente është tepër e lumtur me punën e Dr. Villafranca-s.

Gjithçka është te konsulta e parë, siç përmendi edhe Dr. Jerusa në tonën Arbrea Talks-i më i fundit. Konsultimi më i rëndësishëm është ai i pari.

Përfundim

Për ta përmbyllur, konsultimi i parë është më shumë se thjesht një takim tjetër. Ai ka një ndikim dhe rëndësi kyçe në mënyrën se si pacienti do të ndihet në vazhdim me ju si kirurg plastik ose mjek estetik.

Reputacioni juaj, përvoja dhe mënyra se si jua përcillni njohuritë pacientëve tuaj në një mënyrë të thjeshtë janë thelbësore për të mbyllur marrëveshjen aty për aty. Mundësuar nga platforma e Arbrea, është thjesht e pamundur të mos i bindni ata në vend.

Shndërrojeni konsultimin tuaj të parë në një eksperiencë thelbësore për pacientët tuaj dhe bëhuni i vetmi kirurg plastik ose mjek estetik që do të kenë në mendje. Provo zgjidhjet e Arbrea sot!